RAHOVECI VAZHDON TË MBETET I PAPREKUR NGA COVID-19

Kryetari i komunë Rahovecit Smajl Latifi, i ka njoftuar qytetarët se është informuar se nga 24 mostrat e marra nga IKSHPK nga qytetarët e Krushës së Madhe me rrethinë, të cilët kanë qenë të vetizoluar pas kontaktit me shitësin e fidaneve nga komuna e Malishevës, i infektuar me koronavirus, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV. Pra, deri më tani nuk kemi asnjë rast me COVID-19 pozitiv në komunën tonë.Faleminderit të gjithëve për vetëdijen e lartë që po e dëshmoni në këtë kohë kritike, po ashtu, falënderoj IKSHPK dhe drejtorin, Dr. Naser Ramadanin për përkrahjen dhe bashkëpunimin! Bashkë, me vetëdije të lartë dhe përgjegjësi kolektive, jam i sigurt se do t’ia dalim, siç ia kemi dalë në kohëra të vështira! Ka thënë kryetari Latifi.

Gjithçka varet nga ju të dashur qytetarë!

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …