leoni

Rahovecit themelon çmimin për krijimtari letrare e artistike “Sulejman Krasniqi”

Para disa dite, është aprovuar nga Kuvendi Komunal i Rahovecit, kërkesa për themelimin e çmimit për krijimtari letrare e artistike “Sulejman Krasniqi”, dhe propozimi i Kryetarit Smajl Latifi për caktimin e datës 7 dhjetor si Dita e Bibliotekës “Sulejman Krasniqi” në Rahovec. Me aprovimin e kësaj kërkese, për çdo vit në Ditën e Bibliotekës “Sulejman Krasniqi” ndahet çmimi letrar për krijimtari artistike “Sulejman Krasniqi” me vlerë prej 500 €.

Përpos kësaj, është aprovuar edhe propozimi për ndarjen e mjeteve financiare për festivalin tradicional mbarëkombëtare të folklorit “Anadrinia Jehon 2019” me 5.500 euro, duke ja shtuar kështu vlerën e përkrahjes ndaj aktivitete kulturore në komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …