Rainer Rudolph: Një vit bllokade e dëmtoi rëndë reputacionin ndërkombëtar të Kosovës

Bllokada e thellë politike që e la Kosovën pa institucione legjitime gjatë gjithë vitit 2025 ka prodhuar pasoja serioze në planin ndërkombëtar, duke dëmtuar drejtpërdrejt reputacionin e shtetit dhe duke i kushtuar vendit humbje financiare. Këtë vlerësim e ka dhënë ambasadori i ri i Gjermanisë në Prishtinë, Rainer Rudolph. Në një shkrim autorial të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës gjermane, Rudolph thekson se Kosova ka humbur jo vetëm fonde ndërkombëtare që mund të ishin alokuar, por edhe besueshmëri në arenën ndërkombëtare, si pasojë e ngërçit institucional të vitit të kaluar. “Viti i kaluar ndikoi vërtet në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës. Vendi nuk mund të përballojë të humbasë një vit tjetër”, shkruan diplomati gjerman, duke paralajmëruar se pasojat e këtij dëmi nuk janë gjithmonë të dukshme menjëherë, por janë afatgjata. Ambasadori Rudolph thekson se prioritet absolut për Kosovën mbetet integrimi evropian, duke nënvizuar se, ndonëse ekzistojnë pengesa që nuk varen nga Prishtina, kjo nuk mund të shërbejë si justifikim për mungesë veprimi. Ai e ka cilësuar si lajm pozitiv vendimin e Komisionit Evropian për të ecur drejt heqjes graduale të masave ndaj Kosovës, pas transferimit paqësor të pushtetit lokal në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …