Rama: Deklarata e Miqësisë, një miqësi e rigjetur me Izraelin

Kryeministri
shqiptar, Edi Rama gjatë qëndrimit në Izrael, ka folur për mediet e këtij vendi
në lidhje me raportet shqiptaro-izraelite. Ai ka përmendur edhe çështjen e
njohjes së Kosovës nga Izraeli, duke sqaruar se gjithë kjo lidhet me
kompleksitetin e situatës me Palestinën. “Qëndrimi i Izraelit ndaj çështjes së
Kosovës nuk lidhet drejtpërdrejtë me Kosovën, por me kompleksitetin e një
situate që nga krijimi i shtetit të Izraelit në raport me Palestinën”, tha
kryeministri Rama. Më tej, ai vlerësoi ‘Deklaratën e Miqësisë’, që u nënshkrua
dje në Tel-Aviv, duke thënë se kjo është një miqësi e rigjetur në marrëdhëniet
me Izraelin.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …