Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë Ndërqeveritare që mbahet në Bruksel. Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të formalizojë mbylljen e kapitujve për Shkencën dhe Kërkimin, Arsimin dhe Kulturën, si dhe Marrëdhëniet me Jashtë.
Ky hap vjen pas përmbushjes së piketave të ndërmjetme të negociatave dhe konsiderohet një moment i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Konferenca do të nisë në orën 19:00, ndërsa një orë më vonë do të mbahet një konferencë për shtyp mbi ecurinë e procesit të integrimit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
