Ramadan Qehaja

Ramadan Qehaja: Doktrina e ushtrisë së Kosovës është mbrojtëse, jo ofensive

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, gjenerali në pension, Ramadan Qehaja, ka bërë me dije se ushtria e Kosovës nuk ka kapacitete ta rrezikojë askënd. Ai ka thënë se doktrina e ushtrisë së Kosovës është mbrojtëse, e jo ofensive. Qehaja në një intervistë për “Epoka e re”, ka përkrahur iniciativën e presidentit Thaçi për avancimin ligjor të FSK-së, duke i ftuar subjektet politike ta votojnë projektligjin për këtë çështje. “Ne me 8 mijë pjesëtarë lehtë të armatosur apo me armatim të këmbësorisë nuk mund ta rrezikojmë askënd në rajon, më së paku Serbinë. Botërisht dihet se doktrina jonë ushtarake është e paraparë për vetëmbrojtje. Madje, ne nuk kemi as armatim të paraparë për veprime ofensive. Mendoj se kjo nismë e kryetarit Thaçi, ky projektligj, duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Qehaja.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …