Kandidati i LDK-së për deputet, Ramiz Kelmendi, është shprehur i bindur se nuk e sheh te ardhmen e Kosovës, në krye me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje! për kreyministër, Albin Kurtin. Kelmendi pavarësisht mendimit për Kurtin, nuk e mohon koalicionin me Vetëvendosjen!. “Nuk shoh të ardhme të Kosovës me zotëri Kurtin në krye. Zoti Kurti e udhëheq një grup të qytetarëve të rinj dhe qytetarëve të ndryshëm dhe normalisht e ka një elektorat të ndryshëm. Për të cilën unë nuk pajtohem me çështjen ekonomike”, deklaroi Kelmendi. Ndërsa sa i përket çështjes së zhvillimit ekonomik, ish-zëvendës kryeministri ka thënë se fokusi kryesor duhet të drejtohet kah rinia e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë …