“Aleanca Kosova e Re përbëhet nga njerëz besnikë, të denjë dhe të duhur për udhëheqje. Vota juaj duhet të drejtohet tek koalicioni AKR-LDK, tek njerëzit që ju besoni, sepse ata do të jenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës”. Kështu e filloi fjalimin e tij Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në Lipjan, ku i prezantoi kandidatët e AKR-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se tani është koha e fundit për ndryshime dhe se vota duhet të drejtohet nga njerëzit të cilët Kosovës do t`ia japin drejtimin e duhur.” Ju keni parë kush ka ndërtuar fabrika, kush punon për rini. Shikoni rreth vetës tuaj kush e meriton”, ka thënë i pari i AKR-së. Pas fjalës së tij para qytetarëve, Presidenti i AKR-së i prezantoi edhe kandidatët e AKR-së për deputetë. Në mesin e tyre ishin; Agim Bahtiri, Albena Reshitaj, Labinot Tahiri, Vesel Makolli, Satmifer Kryeziu, Mirlinde Gashi, Refiqe Ternava, Mimoza Ibishi, Arta Haxhaj e Islam Pacolli. Qytetarët me një fjalë rasti i përshëndeti edhe Kryetari i degës se AKR ne Lipjan, Sabit Pacolli, i cili e falënderoi Presidentin e AKR-së për përkrahje. Ai tha se ndjehet me fat qe prapa tij qëndron një njeri i suksesshëm si Behgjet Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit
Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 …