Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci akuzon policin e Kosovës, Fadil Syleviq, ish-milic i UDB-së, për likuidimin atdhetarit Hafir Shala

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci ka drejtuar akuza të bazuara kundër  Fadil Syleviqit, ish milic i UDB-së, zyrtar në Policinë e Kosovës. Ai,  në prill të vitit 1998 e ka vrarë atdhetarin, Hafir Shala, vrasje e cila nuk u hetua asnjëherë deri më tani, për t’u zbardhur e vërteta e kidnapimit dhe mbytjes me dhunë nga hetuesit e pushtetit të Sllobodan Millosheviqit. Në postimin e tij për këtë rast, Ramiz Lladrovci shkruan: Dje, më 12 mars ndërroi jete znj. Shehide Shala, nëna e patriotit, atedhetarit, ish-te burgosurit politik, dhe humanistit të madh, Dr. Hafir Shalës, si dhe gjyshe e luftëtares së UÇK-së, dëshmores se kombit, Luljeta Jahir Shalës. Ajo, për së gjalli nuk i gjeti kurrë eshtrat e të birit, Dr. Hafir Shala, i kidnapuar ne prillin e vitit 1998 nga UDB-shi Fadil Syleviqi dhe i mbytur me dhunë në zyrat e hetuesisë serbe, në Prishtinë. Dr. Hafirit, më pas, ia zhdukën edhe trupin e tij, eshtrat e të cilit nuk u gjetën kurrë, ndërsa rasti  nuk u hetua nga drejtësia vendore e as nga ajo ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …