Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci: Në Kosovën tonë, gjithçka lëvizi, ishte krejt ndryshe

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ai takoi babain e tij të sëmurë. Lladrovci e përshkroi ditën si të veçantë dhe plot emocione, duke e falënderuar ish-presidentin për vizitën. Në Kosovën tonë, gjithçka lëvizi, ishte krejt ndryshe. Emocionet na mundën dhimbjen. Hashimi e vizitoi Bacën Haxhi. Mbi Kosovën, kishte vranësirë, por, nuk janë re të zeza. Faleminderit President!, ka shkruar Lladrovci. Vizita e Thaçit në Kosovë u lejua nga Gjykata Speciale për arsye humanitare, pas disa kërkesave të refuzuara më herët.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi drejt Uashingtonit me mesazh politik të fortë – Lugina në fokus

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është nisur …