Ramiz Lushaj:  “TAKIMI i MADH i TIRANËS”

“Takimi i Madh i Tiranës”, Takim PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, me tri shtylla tematike kryesore: Histori–Identitet–Integrim, do të mbahet me 12 të dhjetorit 2023, ditë e martë, ora 11.00 deri në 13.00, në Tirana International Hotel & Conference Center, salla “Balsha” (me 350 vende/ulëse-karrike).

Në “Takimi i Madh i Tiranës” do të marrin pjesë 350 të Ftuar Nderi (përfaqësues e personalitete/të përzgjedhur, të përcaktuar) nga të gjitha fushat e jetës (strukturat e nivelet shtetërore, diplomacia, shkenca, kultura, arti, sportet, etj); nga të gjitha moshat e brezat e mbi një shekulli kohor (nga veterani e invalidi gjakovar i Luftës së Dytë Botërore e deri tek recituesja 6-vjeçare nga Prishtina); nga shumë etni ballkanike dhe europiane (shqiptarë, boshnjakë, turqë, gjermanë, italianë, anglezë, goranë, suedezë, kroatë, ashkali, romë, egjiptianë, etj.); nga i gjithë Rajoni Ballkanik Shqiptar (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, etj), nga Gadishulli Ballkanik (Kroaci, Slloveni, Turqi, Bosnje-Hecegovinë, Lugina e Preshevës e Sanxhaku në Serbi, etj.), nga Europa kontinentale e ishullore (Italia, Gjermania, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Belgjika, Austria, etj.), nga Amerika, Kanadaja e Australia.

Tri rradhët e para të sallës së Takimit (mbi 60 vende) do të jenë “të rezervuara” për të Ftuarit e Nderit: për Personalitete të larta Shtetërore Shqiptare (nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia  Veriore, Mali i Zi, Lugina e Preshevës); për të gjithë Trupin Diplomatik të mirëseardhur, nderues e lartësues, në “Takimi i Madh i Tiranës”; për disa drejtues apo antarë të Delegacioneve Shqiptare e të Huaja (nga Amerika, Gjermania, Suedia, Anglia, Arbëreshëve nga Italia, etj).

Në “Takimi i Madh i Tiranës” nuk do të lejohet nga Organizatorët, që të cënohen sadopak tri shtyllat tematike kryesore: Histori-Identitet-Integrim: as nga politikat partiake, fetare, shovene, etj.; as nga tejkalime apo deformime në platformën, programin, përmbajtjen, minutazhin e planifikuar, etj..

“Takimi i Madh i Tiranës”, Takim PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, organizohet e zhvillohet nën drejtimin tërësor përmbajtësor e organizator-praktik, nga vet Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit, me 31 personalitete, përfaqësues, specialistë nga fusha dhe vende të ndyshme.

Çdo Përshendetje në “Takimi i Madh i Tiranës” nuk mundet të jetë (dhe nuk do të lejohet nga Paneli i Drejtimit dhe Moderatorët) që të zgjasin më shunë se 1 deri në 3 minuta, (sipas kohës së parapërcaktuar e mirtauar nga organizatorët e Takimit).

  “Takimi i Madh i Tiranës”, Takim PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, do të ketë Panelin Drejtues të Takimit– me 7 antarë/përfaqësues; Sekretarinë e Takimit– me 5 antarë (në një tavolinë pune në të djathtë të sallës); do të ketë Moderatorët e Takimit, etj. (në një tavolinë pune në të majtë të sallës).

Në hyrjen kryesore e të vetme të sallës “Balsha” të Takimit do të jenë dy tavolina pune në funksion tërësor të Takimit si dhe disa “roje siguri” edhe për kontrollin e Ftesave, të cilat duhet të korrespondojnë me Listën e të Ftuarëve të Nderit. Hyrja në sallën e Takimit do të jetë vetëm me Ftesa të personalizuara, të cilat nuk duhet të zëvendësohen me të ftuar të tjerë, të përdoren nga të tjerët.

Në sallen e “Takimit të Madh të Tiranës” do të jenë pajisjet e përkthimit simultan (sistem 1 gjuhë anglisht + kufje) për 50 pjesmarrës të Ftuar Nderi nga Trupi Diplomatik apo Delegacione të Huaja nga shtete të ndryshme euro-atlantike. Në kabinen e brendshme të sallës “Balsha” do të jenë dy përkthyes (të liçensuar zyrtarisht) të Gjuhës Angleze, për përkthimet nga Shqip në Anglisht.

Në sallen e madhe “Balsha” të “Takimit të Madh të Tiranës” specialistët dhe teknologjia dixhitale e “Tirana International Hotel & Conference Center” janë të nivelit të lartë e funksionalitet të plotë, si: Paketa Hibride 1, Kamera Full HD PTZ + Internet LAN + Laptop, Zoom Account, TV 75’ dy copë (75 cm x 191 cm secili), të cilat mundësojnë edhe lidhja të atilla direkte që nga çdo vend i globit tokësor mundeni për të përshendetur direkt me zë e figurë (nëse planifikohet, kërkohet, miratohet) “Takimin e Madh të Tiranës”.

Në banerin kryesor ballor të sallës së “Takimit të Madh të Tiranës”, në logon e Takimit, në Ftesën e Takimit, në Vidio-Projektorët ( 2 TV me 75cmx191 cm) në ballë të sallës, ndërsa në Panelin e Drejtimit të Takimit do të jenë Flamuri Kombëtar Shqiptar, Flamuri i Republikës së Kosovës (ku, yjet në Flamur simbolizojnë gjashtë komunitetet kryesore në Kosovë: shqiptarët, serbët, turqit, boshnjakët, goranët dhe komunitetin romë ashkalinjë e egjiptianë); Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (aleatja më e madhe gjeostrategjike e Shqiptarëve në Rajonin Ballkanik, udhëheqëse e NATO-s), Flamuri i Bashkimit Europian (përfaqëson 27 shtete euroatlantike- antare të BE-së).

Ftesat zyrtare të “Takimit të Madh të Tiranës” do të jenë në tri mënyra/forma/mjete/rrugë të ndryshme. Ftesat (pothuaj të gjitha) do të jenë të shpallura/publike në faqe të “Gazeta e Alpeve” në FaceBook Meta dhe në portalin “Limit.al”. Ftesat, shumë prej tyre, do të përcillen edhe me shkresa zyrtare protokollare (në adresa e-maili apo me zarfa në “Posta Shqiptare” e “Posta e Kosovës”). Ftesat, të gjitha Ftesat e personalizuara (print/letër) për të gjithë të Ftuarit e Nderit në “Takimi i Madh i Tiranës” do të dërgohen me postë shtetërore apo private ose, edhe dorazi, sipas adresave e në shtetet përkatëse.

Të Ftuarit e Nderit në “Takimi i Madh i Tiranës” do të sjellim me vete edhe Libra-Dhuratë për Fëmijë të shkollave 9-vjeçare në Luginën e Preshevës, në Malin e Zi e në Maqedoninë e Veriut, të cilat do i nënshkruajnë me autograf dhe do t’i futin në Zarfa A4, që i kanë në ulëset e sallës “Balsha” të Takimit. 

Në përfundim të “Takimit të Madh të Tiranës” (sipas traditës) do të ketë Konferencë për Shtyp nga personalitetet e larta të pranishme në sallën e Takimit; do të ketë edhe intervista me të Ftuar nga mbi 50 MASMEDIA SHQIPTARE E TË HUAJA të pranishme në “TAKIMI i MADH i TIRANËS”; do të shfaqet në video-projektor Ekspozita digjitale “KUVENDIME SHQIPTARE”- mbi Takimet/Kuvendet tradicionale të oganizuara nga ana jonë edhe në Tiranë (2019, 2021) Prishtinë (2022) Ulqin (2023), Shkodër (2021), Plavë-Guci (2019, 2021, 2022),  Gjakovë (2019, 2021), Vermosh-Malësi e Madhe (2022),  Pejë (2022).

“TAKIMI i MADH i TIRANËS” është MË I MADHI NDËR TAKIMET/KUVENDET TONA të pesë viteve të fundit, si për nga niveli i lartë i organizimit, edhe për nga Platforma dhe Programi i tij, edhe për nga numri i madh i pjesmarrësve (mbi 350 të Ftuar Nderi), edhe për nga veprimtaritë bashkëshoqëruese para dhe pas këtij Takimi PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik.

Këshilli Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Tiranës”

____________

ADRESAR: e-mail: TakimiiMadhiPrishtinë[email protected] dhe tel: 00355 69 78 39 500  Gjithashtu, edhe çdo i interesuar, edhe në faqen “Gazeta e Alpeve” (në facebook) dhe në Portalin Limit.al do të gjeni publikime rreth “Takimit të Madh të Tiranës”, Takim PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, i 12 Nëntorit 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …