Drejtori i AKK-së Vizitoi Komunën e Deçanit

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) Sazan Ibrahimi  është prit nga i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor dhe kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi. Kryetari Ramosaj e njoftoi Drejtorin e AKK-së për situatën në komunën e Deçanit  rreth pandemisë Covid -19 dhe përgjithësisht nga Shtabi Komunal për Emergjenca rreth Planit Komunal për Veprim për Parandalimin e COVID-19 duke bërë te ditur se  si komunës kemi arrite qe ta menaxhojmë situatën dhe deri më tani kemi vetëm 3 raste  me COVID-19 ku edhe ata janë të shëruar. Në anën tjetër drejtori Ibrahimi njoftoi kryetarin Ramosaj dhe bashkëpunëtorët e tij për aktivitetet e AKK-së në përkrahje komunave sa i përket koordinimit me nivelin qendror. Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj në fund të takimit tha se, sot më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të jemi mirënjohës dhe të themi faleminderit të gjithë atyre që na kanë qëndruar përkrah me ndihmën e tyre. Por, në veçanti, “Për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë komunës së Deçanit”, falënderimi i takon drejtorit te Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …