Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Albin Kurti nuk e ka lartësuar asnjë figurë kombëtare shqiptare sikur ish-kryeministrin serb, Zoran Gjingjiq

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti nuk e ka lartësuar asnjë figurë kombëtare shqiptare siç ka bërë me figurën e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq. Kurti ka “kimi” serbe. Përbërja e tij si person është pak serbe.  Për shembull, në Serbi mund të ketë edhe nobelistë si dikur Nikola  Teslla që është edhe kroat edhe të tjerë, por nëse e marrim reciprocitetin pyes, ku është një kryeministër i Serbisë që e ka lartësuar një figurë kombëtare të Kosovës, si Ibrahim Rugovën,  Fehmi Aganin a dikë tjetër?. Pra shihet që Kurti është në një mënyrë si kimi e botës serbe. Kryeministri i Kosovës vlerëson një ish –kryeministër serb pasi ka një lidhje me atë botë, me atë jetë edhe e shtyn  të jep  shpjegim për Gjingjiqin. Haradinaj theksoi se kryeministri Kurti është shoqëruar shumë me OJQ-të serbe kur ka qenë në KAN dhe sipas tij, kjo ende po ndikon në qasjen e tij ndaj Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …