Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin aktual, Albin Kurti, për veprime, në favor të Serbisë dhe jo Kosovës. Ashtu siç kam thënë më parë, ky nuk punon për Kosovën, por për Serbinë. Serbia tani ka të drejtën të shesë mallrat e veta në Kosovë, ndërsa Kosova nuk ka përfituar asgjë,” tha Haradinaj. Ai gjithashtu kujtoi se gjatë kohës kur ishte në qeveri, vendosi taksën 100% ndaj produkteve serbe, një masë që sipas tij kishte mundësi të sillte përfitime për Kosovën nëse Kurti do ta kishte përdorur në negociata me Bashkësinë Ndërkombëtare. “Kurti e hoqi taksën në mënyrë të turpshme, pa arritur asnjë fitore për Kosovën. Heqja e fundit e ndalesës për mallrat serbe nga Kurti nuk ka sjellë përfitime të reja për Kosovën, por e ka kthyer vendin në situatën e mëparshme. “Sukses do të ishte nëse do të na hiqeshin sanksionet nga BE-ja dhe të rikonfirmohej kandidatura jonë për Këshillin e Evropës, por asgjë e tillë nuk ndodhi,” përfundoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria Kurti është qeveria më e dështuar në Kosovë
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria Kurti është qeveria …