Ramush Haradinaj: Aleanca me SHBA-në është e përjetshme, synojmë anëtarësim të plotë në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Mark Fleming, gjatë një vizite në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. Në njoftimin e tij zyrtar, Haradinaj ka theksuar rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe nevojën për thellimin e partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. “Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim të plotë në NATO, dhe mbështetja e SHBA-së është tepër e rëndësishme për këtë rrugë”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka shtuar se aleanca e Kosovës me SHBA-në është “e përjetshme dhe e pathyeshme”, duke nënvizuar përkushtimin e vendit për ta forcuar këtë partneritet në baza ditore.

Kontrolloni gjithashtu

Moisiu

Ish-presidenti Alfred Moisiu: Jetoj në një shtëpi 53-vjeçare, ndërsa deputetët kanë vila në mal e det

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dhënë një mesazh të fortë për moralin publik dhe …