Ramush Haradinaj: Çdo sukses i Shqipërisë është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar Shqipërinë për suskeset e radhës së saj drejt antarësimit në Bashkimin Evropian. Ai ka shkkruar se çdo sukses i Shqipërisë është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. “Ky zhvillim duhet të shërbejë edhe si reflektim për Kosovën, duke shtuar se, ndërsa vendet e rajonit po ecin përpara në rrugën drejt integrimit evropian, Kosova po mbetet prapa. Ngecja e Kosovës është pasojë e, siç u shpreh ai, “një mendësie qeverisëse destruktive” dhe e izolimit në raport me partnerët ndërkombëtarë. Uroi Shqipërinë për këtë arritje dhe shprehu dëshirën që edhe Kosova ta rikthejë perspektivën për integrim euroatlantik, në mënyrë që të mos mbetet prapa vendeve të tjera të rajonit” ka shkruar mes tjerash, ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria zgjeron diplomacinë digjitale: Shërbimet konsullore drejt një pranie virtuale pa kufij

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë po përgatitet të zgjerojë shërbimet konsullore …