Ramush Haradinaj: Diaspora, shtylla e Kosovës në çdo periudhë historike

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar rolin vendimtar të diasporës në historinë moderne të vendit. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ai theksoi se mërgata ka qenë gjithmonë mbështetje e palëkundur në sfidat më të mëdha kombëtare. Haradinaj kujtoi se gjatë kohës së rezistencës paqësore, diaspora mbajti gjallë ekonomi­në e Kosovës me përkrahje të vazhdueshme financiare dhe morale. Ai shtoi se me fillimin e luftës, shumë bashkatdhetarë u përfshinë drejtpërdrejt në ndihmë të UÇK-së, duke kontribuar në logjistikë dhe sensibilizim ndërkombëtar. Sipas tij, diaspora ka qenë gjithnjë zëri i Kosovës në botë, duke denoncuar padrejtësitë dhe mizoritë e kryera ndaj popullit shqiptar. Pas përfundimit të luftës, Haradinaj theksoi se mërgata ka vazhduar të mbetet partner kyç në rindërtimin dhe zhvillimin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja kundër mandatit të dytë për Osmanin, Jakup Nura propozon Rifat Jasharin për president

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka deklaruar se subjekti i tij politik …