Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Dikur i kemi thënë komandantit tonë legjendar, Adem Jashari; Bac, u kry, por ende jemi në proces

Në një intervistë të dhënë për A2 CNN në 15-vjetorin e Pavarësisë, ish-komandanti i UÇK-së tha megjithatë se Kosova është kjo që është sot falë shqiptarëve dhe ndihmës së ndërkombëtarëve. Ndër të tjera, Haradinaj u ndal te çështjet e sigurisë së Kosovës, por edhe te proceset dialoguese me Serbinë. Ish-kryeministri theksoi se në aspektin e sigurisë së brendshme, Kosova ka disa vështirësi. Kemi një kujdestari për siguri që është nga NATO. Kjo kujdestari është më e gjerë. Duke mbetur ende çështja e sigurisë, në disa raste e kemi të ndërlidhur punën tonë për zbatimin e rendit dhe të ligjit. Që të sigurojmë rendin dhe ligjin tonë gjithnjë na duhet një mburojë e madhe.” Haradinaj pati edhe disa kritika për kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, kreu i qeverisë ka gabuar duke sekuencuar dialogun me Serbinë. I kam kërkuar në takime që të mos lejojë sekuencime nga tema në temë. Kërko bashkimin e të gjitha temave në një vendim. Çështja e implementimit pas marrëveshjes mund të humbë peshë. Edhe mënyra sesi u trajtua situata e tensionuar në veri, sipas tij, nuk ishte e duhura. Serbët vijojnë ta bindin botën se duhen garanci, jashtë Kushtetutës sonë për të garantuar sigurinë e yurenë veri. Ne themi që Kushtetuta jonë është garancia e mjaftueshme, ka saktësuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …