Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mrekullueshëm vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Me këtë rast, Haradinaj ka falënderuar eurodeputetët dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë proces. Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Evropian, që sot hoqi pengesën e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuuan që ky proces të përmbyllet me sukses. Tani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe. Urime Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se deri më tani në Kosovë …