leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për nder të Krishtlindjeve, viziton shumë familje të krishtera për t’iu uruar këtë festë

Ramush Haradinaj: Ekziston rreziku të merren vendime ndërkombëtare për Kosovën dhe kjo do të ishte e shumë e rëndë për vendin tonë

Kandidati për kryeministër i koalicionit “Kosova Fituese”, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me vendime ndërkombëtare që do të merren pa konsultimin e saj, nëse vendi nuk angazhohet seriozisht për reformat e nevojshme. Duke folur në një tubim elektoral në Lipjan, Haradinaj theksoi se me rikthimin e Donald Trump në presidencën amerikane, dinamika globale ka ndryshuar dhe nuk ka më hapësirë për vonesa apo gabime. “Ekziston rreziku të merren vendime për Kosovën pa Kosovën, dhe kjo do të ishte e rëndë për vendin tonë,” tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi këto vendime të mundshme. Në të njëjtin tubim, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, kritikoi qeverinë aktuale për mungesë zhvillimi dhe mirëqenieje, duke deklaruar se “Kosova Fituese” do të jetë adresa kryesore për mbrojtjen e kategorive të luftës dhe zhvillimin ekonomik.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …