Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Gjendja në veri është sikur para pavarësisë, për shkak se shumë autorizime janë bartë te KFOR-i e te EULEX-i

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë për televizionin publik, ai ka deklaruar se gjendja në veri për fat të keq është e para pavarësisë, për shkak se shumë autorizime janë bartë tek KFOR-i dhe të EULEX-i janë rikthyer autorizimet e dikurshme dhe kuptohet ne me policinë tonë jemi një palë që duhet të na kontrollojnë sa u tërhiqem, çka po bëjmë, pse po shkojmë e kështu me radhë këto janë situata që i ka krijuar Kurti, Bislimi  dhe kjo qeveri. Haradinaj duke folur për  incizimet e Mimoza Kusari-Lilës me Slavko Simiqin, thotë se ajo ka bërë shkelje ligjore i ka prerë në besë amerikanët dhe kategoritë e lirisë.  Nuk jemi në strategjinë tonë, pra Bratislava sipas meje nuk është strategjia jonë, strategjia jonë është Amerika me ambasadorin amerikan Hovenier këtu dhe Hillin atje. Nuk ka logjikë kryetari i qeverisë këtu të shkojë në komuna dhe t’i dërgojë porosi qeverisë së atij shteti se çka duhet të bëjë me një vend fqinj, ka thënë Ramush  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …