Avokati i Rexhep Selimit, Xhefri Roberts e ka marrë në pyetje dëshmitarin e 16-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts e ka marrë në pyetje dëshmitarin e 16-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts e ka marrë në pyetje  dëshmitarin e mbrojtur  të 16-in me radhë, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së,  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit. Mbrojtja e Rexhep Selimit, kësaj radhe filloi  të marrjen në pyetje të këtij dëshmitari, pasi nga mbrojtja e të akuzuarve të tjerë nuk ka pasur kundërshtime. Pyetjet ka filluar t’i parashtrojë avokati Geoffrey Roberts, i cili ka kërkuar të kalohet në sesion privat. Paraprakisht, gjatë seancës ky dëshmitar ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit. Duke qenë se pjesa më e madhe e seancës ka qenë në sesion privat, nuk është e ditur nëse mbrojtësi i viktimave ka pasur apo jo pyetje për dëshmitarin e 16-të.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …