Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta heqë orën policore për festat e fundvitit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fillim të seancës së sotme të Kuvendit, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta heqë orën policore pas ardhjes së mërgimtarëve për festat e fundvitit. Ai tha se ora policore është e pakuptimtë dhe nuk po aplikohet në asnjë vend tjetër. “Pse ndalesa nga mesnata në mëngjes? Nëse e marrim kohën që mërgimtarët rrinë në Kosovë, 2 javë, e nëse ia heqim orën policore, i bie që po rrinë një javë e gjysmë. Mërgimtarëve po ua vështirëson edhe kohën që po qëndrojnë”. “E lus ministrin e Shëndetësisë që ka ardhur nga Amerika t’i tregojë kryeministrit t’vet se ora policore nuk aplikohet në asnjë vend, që ka kufizime për shkak të pandemisë”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …