leoni

Ferat Shala

Partia Demokratike të Kosovës i ka kërkuar Qeverisë Kurti të shpallë gjendje emergjente, energjetike në vend

Në seancën e sotme plenare, në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK-së, Ferat Shala,  ka thënë se ekzekutivi po dështon në menaxhimin e krizës me energjisë. “I themi kryeministrit që duhet urgjentisht të lirojë nga detyra një pjesë të kabinetit të tij që mbulojnë sektorin e energjisë, të shpallë gjendje emergjente të jashtëzakonshme, mbështetur në legjislacionin në fuqi, të jetë transparentë para opinionit dhe qytetarët për transaksionet qeveritare që po bën.  “Përgjegjësi kryesor është Qeveria e Kosovës me gjithë sektorët dhe dikasteret që mbulojnë këtë sektor të energjisë. A i ka kryer detyrat dhe obligimet karshi kësaj krize, e themi me përgjegjësi të plotë se jo. Mungesa totale e një planifikimi të një situate të tillë, përkundër paralajmërimeve të hershme, mungesa mobilizuese ndërinstitucionale. Paaftësia e skajshme vendimmarrëse e kësaj qeverie, orientimi i tërë kapacitetit qeveritar drejtë identifikimit të zbulimit të ashtuquajturit fajtor historik, parti dhe qeveri të kaluara, procese dhe individ të caktuar, për të ardhur në përfundim final se fajtorë janë qytetarët që po kërkojnë shërbim dhe ngrohje gjatë stinës së dimrit. Kulmi i injorancës është ky konstatim”, ka thënë, deputeti Ferat  Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …