Peter Stano

Peter Stano: Nuk i takon BE-së të vendosë se çfarë kompetencash mund t’i jepen ose jo Asociacionit të Komunave Serbe

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini nuk do të ketë lënë shumë punë të kryera në Bruksel me angazhimin e saj si ndërmjetëse në dialogun Kosovë – Serbi. Garancia që ajo ia kishte dhënë ish-kryeministrit Isa Mustafa se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, nuk vlen tash për Bashkimin Evropian. Kosova nuk mund të llogarisë më në atë dokument. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i ka thënë se nuk i takon BE-së të vendosë se çfarë kompetencash mund t’i jepen ose jo Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Për këtë do të dakordohen bashkërisht Prishtina dhe Beogradi në kuadër të diskutimeve të tyre për këtë temë”, thotë Stano. Federica Mogherini, sa kishte qenë në krye të diplomacisë së Evropës, e kishte nënshkruar një letër më 24 gusht të vitit 2015, ku zotohej se Asociacioni – parimet e përgjithshme të së cilit do të nëshkruheshin të nesërmen nga Kosova dhe Serbia – nuk do të kishte kompetenca ekzekutive. Kjo garanci atëherë, përmbushte ‘kushtin’ vendimtar të ish-kryeministrit, Isa Mustafa për ta nënshkruar dokumentin e parimeve të Asociacionit më 25 gusht 2015.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …