Duda Balje

Duda Bala: Çështja e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, kërkon nga ne të jemi më të kujdesshëm

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Bala, duke e komentuar situatën politike në Bosnje e Hercegovinë, ka thënë që aty ka një jostabilitet tash e disa vite. “Bosnja është politikisht jostabile që shumë vite, prej Dejtonit e deri sot mendoj që nuk ka qenë shumë stabile politikisht. Ajo ka thënë që lideri serb i Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik është një person shumë radikal. “Ata po zhvillojnë ide në Republikën Srpska dhe janë duke bërë tollovi politikisht në Bosnje. Sa është e keqe dhe e rrezikshme ne të gjithë mund ta shohim këtë. Por, ne në fakt si Kosovë mund të mësojmë shumë prej Bosnjës. Çështja e formimit të Asociacionit  në Kosovë, do ta aktivizonte më shumë dhe duhet të jemi më të kujdesshëm, pasi mendoj që plani është për ta bërë njëjtë siç ka ndodhur në Bosnje dhe kërkesa për formimin e asociacionit me mundësinë që ata mund ta bëjnë nesër në Kosovë, është një gjë që ne mund ta shohim këtë haptas”, ka thënë ajo, duke shtuar se duhet të jenë shumë të kujdesshëm në momentin kur bisedojnë me Beogradin.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …