Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ka ardhur koha për njohje reciproke ndërmjet Kosovës e Serbisë nën udhëheqjen e Amerikës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur takimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, në ShBA, si dhe mbështetjen e Amerikës për Kosovën me fondet e Sfidave të Mijëvjeçarit. Haradinaj thotë  se ka ardhur koha për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Amerikës. Ajo ka treguar edhe një herë lidership të vërtetë për të na mbështetur ekonomikisht dhe në dialog. Është koha për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e  Sheteve të Bashkuiara të Amerikës ka saktësuar, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …