Ramush Haradinaj: Albin Kurti është politikani më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës

Ramush Haradinaj ka drejtuar akuza kundër kryeministrit, Kurti, edhe për shkak se na ka lënë pa NATO-n, pa Amerikën e pa BE-në

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar akuza kundër kryeministrit Albin Kurti, duke konstatuar se na ka lënë pa NATO, pa SHBA dhe pa BE. Kurti ka dorëzuar edhe biznesin, la jashtë pagës minimale veteranët e UÇK-së. Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm. Na vendosi nën sanksione. Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik. Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin. I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe”, Haradinaj tutje ka shtuar se kryeministri ka përçarë Kosovën,  por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë. Ky është e keqja, ka nënvizuar. Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …