Ramush Haradinaj, ka pritur në takim edhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell

Ramush Haradinaj, ka pritur në takim edhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell

Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori O’Connell kanë biseduar për ndërtimin e institucioneve të reja në Kosovë dhe për proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ata theksuan nevojën e forcimit të institucioneve demokratike, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, thellimin e reformave në vend dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Kryeministri Haradinaj e ka vlerësuar lart mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe njëkohësisht edhe përkrahjen për vendin në skenën ndërkombëtare. Ambasadori O’Connelli duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për detyrën ka thënë se Kosova do të ketë mbështetjen e vendit të tij në agjendat e saj dhe rrugën e integrimeve euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …