Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e heronjve, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Ai ka shkruar se Rexhepi dhe Nuhiu ishin më shumë se veprimtarë, ishin mendje të ndritura, organizatorë të palëkundur dhe burra që e jetuan idealin deri në fund. “Ata e dinin se liria ka çmim, dhe nuk hezituan ta paguajnë me jetën e tyre. Jam krenar që i pata shokë. Jam krenar që i pata drejtues. Krenar është kombi që i pati. Dhe jam i bindur se vepra e tyre do të jetojë përherë si thirrje për dinjitet, qëndresë dhe dashuri të pakushtëzuar për atdheun.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
