Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj kërkon nga Hoti që të mos e nënshkruajë marrëveshje në të cilën përmendet Liqeni i Ujmanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i bën thirrje kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti që të mos e nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën përmendet Liqeni i Ujmanit. Sipas tij, çështja e Ujmanit është njëra nga pikat e marrëveshjes. Ai thotë se nëse marrëveshja nënshkruhet sot, më 4 shtator, dhe ka çështjen e Ujmanit në të, ai dhe partia e tij që është pjesë e koalicionit qeverisës – nuk do ta përkrahin. Haradinaj thekson se për heqjen e kësaj pike nga marrëveshja ka folur me të gjitha autoritetet relevante, pasi sipas tij, përfshirja e Ujmanit në marrëveshjen e paralajmëruar, “është e papranueshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Ethem Çeku: “Shqipëria është ndërgjegjja kombëtare dhe arkitektura etike e lirisë shqiptare”

Ish-ministri i Mjedisit dhe profesori universitar, Ethem Çeku, ka publikuar sot një shkrim reflektues me …