Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: KFOR-i nuk është palë dhe s’ mund të konsiderohet i tillë, në problemet me Veriun e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për barrikadat e vendosura në veri, ka thënë se KFOR-i nuk është palë dhe nuk mund të konsiderohet si i tillë. Në një konferencë për media, Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që të heqë dorë nga retorika e tij kundërshtuese dhe kushtëzuese ndaj KFOR-it. Veprimet dhe deklarimet e pamatura të kryeministrit dhe të vartësve të tij, po e rëndojnë situatën në pjesën veriore të vendit. “Kurti e njerëzit e tij nuk janë duke vepruar drejt. Veprimet dhe deklarimet e pamatura të tyre janë duke e rënduar situatën. KFOR-i nuk është palë dhe nuk mund të konsiderohet si i tillë. Ndaj, nuk mund t’i vendosen afate kohore e as kushte. Misioni i tyre është i qartë dhe i pastër si loti. Palë në Kosovë nuk janë as Uashingtoni e as Brukseli. Ata janë aleatë të paqes e të sigurisë në Kosovë”. E ardhmja e Kosovës është e lidhur përjetësisht me aleatët ndërkombëtarë posaçërisht me Amerikën. Haradinaj ka thënë se situata në veri të Kosovës po bëhet gjithnjë e më serioze. Platforma luftënxitëse e Vuçiqit dhe njerëzve të tij të instaluar në veri po i kalon vijat e kuqe. Ai duhet urgjentisht të urdhërojë heqjen e barrikadave e t’i kthehet tryezës së dialogut, është shprehur Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …