leoni

Ramush Haradinaj: Kryengritja e parë e armatosur, paralajmërim i luftës çlirimtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot heroizmin e Tahir dhe Nebih Meha në 44-vjetorin e rënies së tyre në Prekaz, duke e cilësuar aktin e tyre si një gurthemel në historinë e rezistencës shqiptare. Haradinaj e quajti përballjen e armatosur të Tahir Mehës me forcat jugosllave si vazhdimësi e kryengritjes së Shaban Polluzhës dhe një paralajmërim të luftës çlirimtare të komandantit legjendar Adem Jashari. “Derisa nderojmë heroizmin e Tahir Mehës me babën Nebihun, na shfaqet para sysh krejt historia e rezistencës dhe tradita e lavdisë brez pas brezi në Prekazin legjendar,” shkroi Haradinaj. Ai gjithashtu kujtoi me dhimbje masakrën e Korishës së Prizrenit dhe fshatrave përreth, ku sipas tij, dhjetëra civilë të pafajshëm, përfshirë edhe 14 fëmijë, u vranë nga forcat pushtuese. “Liria jonë në themel i ka heronjtë e kombit, martirët, gjithë ata që janë flijuar për liri ndër breza,” theksoi ai, duke shtuar se nderimi për të rënët është një detyrim për brezat që gëzojnë lirinë e fituar me sakrificë. Haradinaj e përmbylli mesazhin e tij me fjalët: “Nderim përjetë të rënëve për lirinë e Atdheut!”

Kontrolloni gjithashtu

Hekuran Murati

Hekuran Murati: Ftesa e kryetares Osmani për takim do të shqyrtohet nga Grupi Parlamentar i LVV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka deklaruar se ftesa e presidentes Vjosa Osmani për …