Ramush Haradinaj kujton Likoshanin dhe Qirezin: Gjaku i dëshmorëve u bë dritë për lirinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ngjarjet historike të fundit të shkurtit 1998 në Likoshan dhe Qirez, duke i cilësuar ato si fillimin e një kapitulli të ri të luftës për çlirimin e Kosovës. Përmes një postimi publik, Haradinaj theksoi se ajo ditë historike u shënua me sakrificën e heronjve Beqir dhe Rexhep Rexhepi, si dhe Naser e Muhamet Gjeli, bashkë me shumë martirë të tjerë që, sipas tij, pësuan nga hakmarrja e armikut edhe pse ishin të paarmatosur. Ai u shpreh se gjaku i tyre u shndërrua në dritë për lirinë që po afrohej, duke nënvizuar se sakrifica e tyre mbetet themel i rrugëtimit drejt çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. “Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj, duke bërë thirrje për kujtesë dhe respekt të përhershëm ndaj dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani: VV-ja duhet t’i kërkojë falje familjes Jashari dhe të respektojë qëndrimin e saj jashtë politikës

Burim Ramadani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i kërkojë falje familjes Familja Jashari, duke …