Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Milionerë të UÇK-së ka fare pak, krahasuar me fëmijët e “titistëve” e të jugosllavëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk janë vetëm pjesëtarët e UÇK-së që janë bërë milionerë, sepse  askush nuk e ka të ndaluar të merret me ekonomi. Megjithatë, milionerë të UCK-së ka fare  pak krahasuar me fëmijët e “titistëve” e të jugosllavëve.  Ne nuk po e themi këtë,  sepse nuk po duam ta fyejmë popullin tonë. Askush që ka marrë pjesë në luftë nuk e ka të ndaluar të merret me ekonomi. I pyetur për fushatën kundër UÇK-së Haradinaj nuk mendon se Qeveria është anti-UÇK, megjithatë edhe mund të jetë po të dojë, por populli shumicë ka qenë dhe është me  UÇK-në. Ka raste kur veprimet e qeverisë i dëmtojnë themelet e shtetësisë tonë, ka saktësuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …