leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mos anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është përgjegjësi direkte e përfaqësuesve të institucioneve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se në rast të mos anëtarësimi të Kosovës në Këshillin e Evropës, përgjegjësi direkte do të bartin liderët institucionalë. Tërheqja e kryeministrit Albin Kurti nga zotimi mbi përmbushjen e obligimeve të dala nga Marrëveshja e Brukselit është goditja më e rëndë që mund t’i bëhet Kosovës në planin ndërkombëtar. “Nëse humbet momenti i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tre udhëheqësve institucionalë. Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari, me garancitë e dhëna përmes një letre të përbashkët, ku zotohen se Kosova do të përmbushë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe tërheqja prej fjalës së dhënë, e shkruar e zezë mbi të bardhë, janë jo vetëm humbje, por edhe goditja më e rëndë që mund t’i bëhet Kosovës në planin ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj. Lidershipi aktual ka humbur përfundimisht besimin, ndërkaq Kosovën e ka shndërruar në një vend të izoluar. “Në krejt këtë situatë shqetësuese, kur po shihet qartë se vendi nuk ka as udhëheqës e as zot shtëpie, Presidentja e vendit ka vendosur të heshtë dhe të na bombardojë me pamje nga ajri, të pilotimit të një helikopteri! Po mjerimi ka zbritur në tokë dhe sot më shumë se asnjëherë e ka emrin – udhëheqja e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. Kosova aktualisht nuk është në rendin e ditës për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 16 e 17 maj.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Kryeziu: Mandati i 9 shkurtit t’i kthehet popullit, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka propozuar një zgjidhje për bllokadën politike që ka …