Ramush Haradinaj në Kongresin Amerikan: Kosova gati për NATO, “Koha është tani”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë adresimit në Kongresin Amerikan në kuadër të Forumit Ndër parlamentar të Sigurisë në Capitol Hill, ka kërkuar përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke theksuar se vendi është tashmë i përgatitur për këtë hap. Haradinaj tha se porosia e tij për kongresmenët amerikanë ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë: “Koha është tani”, ndërsa falënderoi SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të saj euroatlantik. Ai nënvizoi se Kosova ka zbatuar Planin dhjetëvjeçar për zhvillimin e ushtrisë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se kapacitetet e sigurisë janë ndërtuar mbi standardet e NATO-s dhe SHBA-së. Sipas Haradinajt, institucionet e sigurisë së Kosovës janë të gatshme jo vetëm për anëtarësim, por edhe për të kontribuar aktivisht në misione dhe procese të sigurisë ndërkombëtare. “Ne jemi gati të kontribuojmë në fushën e sigurisë. Jemi gati për anëtarësim në NATO. Koha është tani”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

FMN: Kosova e fundit në Europë për të ardhura për frymë më 2025, thellohet hendeku me rajonin

Kosova vazhdon të mbetet shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë …