Ramush Haradinaj në SHBA forcon mbështetjen për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Haradinaj e vlerësoi këtë takim si një hap të fuqishëm në thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes amerikane për Kosovën, duke falënderuar kongresmenin Self për përkrahjen e vazhdueshme ndaj shtetit dhe qytetarëve të saj. Ai shprehu mirënjohje për rolin historik dhe aktual të SHBA-ve në mbështetje të kombit shqiptar — nga liria, te ndërtimi i institucioneve demokratike dhe pavarësia. Gjatë bisedës, Haradinaj theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik dhe rruga më e sigurt për stabilitet afatgjatë, siguri dhe zhvillim, si dhe për forcimin e mëtejmë të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimi u cilësua si sinjal i qartë i vazhdimit të partneritetit të ngushtë Kosovë–SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

BE kërkon drejtësi për Banjskën, Aivo Orav: Autorët duhet të përballen me ligjin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se sulmi në Banjska mbetet …