leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Nuk japim votë për “Kurtin 3”, mbështes qeveri me Hamzën apo Abdixhikun

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar çdo mundësi që partia e tij të mbështesë një mandat të tretë të Albin Kurtit në krye të qeverisë. Në emisionin “Rubikon”, Haradinaj deklaroi se pesë votat e deputetëve të AAK-së nuk do të shkojnë asesi për një qeveri Kurti 3, duke e cilësuar si të dëmshme për Kosovën. Ai u shpreh i hapur për një qeveri të re të udhëhequr nga partitë opozitare, si Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku apo edhe ai vetë. Haradinaj tha se nuk është kundër që Lëvizja Vetëvendosje të marrë pjesë në një qeveri të gjerë, për aq kohë sa nuk drejtohet nga Albin Kurti. “Jemi për një qeveri nacionale, të unitetit, por jo me Kurtin kryeministër”, u shpreh ai. Haradinaj theksoi se bashkëpunimi me Kurtin ka dëmtuar Kosovën dhe nuk e sheh më të udhëheqë një mandat tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

ATK mbledh mbi 500 milionë euro tatime në gjashtë muaj, rritje prej 11 për qind krahasuar me vitin e kaluar

Administrata Tatimore e Kosovës, ka inkasuar 524.1 milionë euro të hyra tatimore gjatë periudhës janar-qershor …