Ramush Haradinaj: Opozita duhet të ketë vizion të përbashkët për presidentin

Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se më 21 janar u kishte dërguar një letër liderëve opozitarë, përmes së cilës kishte kërkuar koordinim dhe qartësi të përbashkët rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit. Haradinaj tha se letra ishte dëshmi e ndjenjës së përgjegjësisë politike dhe përpjekje që opozita të kishte një vizion të qartë para se të përballej me ftesa apo iniciativa nga kryeministri Albin Kurti. “E dinim që do të vinim tek kjo ditë. Ne nuk e diktojmë se çka bën Kurti, është e vështirë, por të paktën ta qartësojmë ne veten se për çka jemi dhe nëse do të ndodhte që të ulemi me Kurtin, ta kemi ne si opozitë një vizion tonin”, u shpreh Haradinaj. Ai theksoi se nuk është shenjë e mirë për opozitën që t’i përgjigjet Kurtit individualisht, duke lënë të kuptohet se një qasje e fragmentuar dobëson pozicionin e saj në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala, ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për izolim diplomatik

Në një reagim të gjatë dhe kritik më 3 mars 2026, publicisti Behxhet Sh. Shala …