Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në Gllogjan, Regjimentin e Parë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së Me këtë rast, Haradinaj, ka thënë se është krenar me FSK-në. “Pritje për Regjimentin e Parë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore. Në Gllogjan, me trimat që mbrojnë vendin dhe rendin kushtetues të tij, evokova kujtimet e ditëve të lavdisë, Betejën e 24 marsit dhe nderuam të rënët për liri. Krenar me Forcat e Sigurisë së Kosovës! Faleminderit për shërbimin tuaj!”, ka shkruar Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
