Ramush Haradinaj: Problemi i energjisë nuk zgjidhet me improvizime, duhen plane të mëdha dhe vendime të guximshme

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka folur për sektorin e energjisë, duke theksuar se sfidat aktuale nuk mund të zgjidhen përmes arsyetimeve dhe improvizimeve. Haradinaj ka deklaruar se Kosova ka nevojë për energji të sigurt, të qëndrueshme dhe të përballueshme, duke nënvizuar se kjo kërkon plane afatgjata, investime serioze dhe vendime të guximshme politike. Sipas tij, koha e ndërprerjeve, faturave të paparashikueshme dhe pasigurisë energjetike duhet të marrë fund. Ai ka theksuar se energjia nuk është luks, por bazë e zhvillimit ekonomik, funksionimit të bizneseve, sistemit arsimor dhe jetesës dinjitoze të qytetarëve. Në fund, Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin me votë, duke theksuar se vetëm me ndryshim qeverisës mund të shmangen pyetjet e përditshme si “a erdhi rryma?” dhe “sa erdhi fatura?”, duke përmendur numrin zgjedhor 129.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku krahason qeverisjen e Hashim Thaçit me qeverinë aktuale

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë aktuale dhe ka bërë …