Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti është në ikje, pa kredibilitet dhe pa përkrahje unike edhe brenda vetes

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  ka deklaruar se Qeveria Kurti ndodhet në pozitë për ikje, pa kredibilitet dhe pa përkrahje unike  edhe brenda vetes. Nuk ka nevojë për protesta qytetare kundër  pushtetit, i cili po bie vet. Në votimin kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, nuk votuan kundër 61 deputetët që përbëjnë shumicës, por vetëm 55 prej tyre. Kjo tregon  se Qeveria ka humbje të besimit, pavarësisht se lavdërohet me shumicën, të cilën po shihet se nuk e ka. Është rast i rrallë që një qeveri e harxhon veten në këtë mënyrë të gabueshme. Të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës, janë drejtuar  kundër shtresës së varfër e të mesme, ka saktësuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …