Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti po jep sinjale se është më e korruptuar se të gjitha qeveritë e kaluara

Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti po jep sinjale se është më e korruptuar se të gjitha qeveritë e kaluara

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme plenare tha se qeveria Kurti po jep sinjale se është Qeveria më e korruptuar se të gjitha qeveritë e kaluara. Ai foli edhe për subvencionet e fermerëve dhe vreshtarëve dhe kërkoi nga qeveria që të bëjë pagesën e ratës së dytë ndaj tyre. Ai shtoi se qeveria Kurti po bashkëpunon me ata biznesmenë për të cilët vazhdimisht ka akuzuar të gjitha qeveritë e kaluara, veçmas kur Haradinaj ishte kryeministër. Krzetari i AAK-së para deputetëve ka treguar një fotografi në të cilën shihet zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi bashkë me pronarin e një kompanie të cilës i ka dhënë tenderë menjëherë pas ardhjes në pozitë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …