Humbin jetën 14 persona nga virusi korona, konfirmohen 368 raste të reja dhe shërohen 1.382 pacientë

Lirohet nga pacientët me Covid-19 edhe Klinika e Mjekimit Intensiv Qendror pas rënies se rasteve të infektuarve

Rënia e shifrave të të infektuarve me koronavirus ka bërë që nga dita e djeshme të lirohet nga pacientët me COVID-19 edhe Klinika e Mjekimit Intensiv Qendror. Ndërsa, në Klinikën Infektive, Pulmologji si dhe spitalet regjionale aktualisht janë të shtrirë 165 pacientë të prekur me COVID-19. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi i cili tha se edhe pacientët që disa pacientë që kanë qenë të shtrirë në Klinikën e Anesteziologjisë të transferohen në repartin intensiv të Klinikës Infektive. “Brenda këtyre dy javësh ne kemi liruar komplet Klinikat Internistike, bllokun internistik javën e kaluar po ashtu kemi liruar Mjekësinë Sportive dhe nga dje nuk kemi asnjë pacientë në Mjekimin Intensiv Qendror pra në Klinikën e Anesteziologjisë dhe pacientët që kanë qenë aty i kemi transferuar në repartin intensiv të Klinikës Infektive”, tha ai. Drejtori i SHSKUK-së po ashtu ka thënë se aktualisht në nivel vendi janë të hospitalizuar 165 pacientë të prekur nga koronavirusi, prej tyre pesë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë pozitivë më COVID-19 kanë rezultuar 44 persona, por nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes. Ndërsa, është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër pandemisë për moshën mbi 65-vjeç, e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar arritjen edhe të 100 mijë vaksinave deri në fund të kësaj jave.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …