leoni

Ramush Haradinaj: Deklaratat e Besnik Bislimit për arkivat e UÇK-së burojnë nga ato të Albin Kurtit në Bruksel

Ramush Haradinaj: Qeveria po tallet me misionet diplomatike me moszëvendësimin e ambasadorëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria po tallet me misionet diplomatike të Kosovës dhe me moszëvendësimin e 12 ambasadorëve që u liruan nga puna muaj më parë. Ai ka shkruar se moszëvendësimi i ambasadorëve është një zvarritje e skajshme e Qeverisë. “Kjo është papërgjegjësi e skajshme e qeverisë. Shfrytëzoj rastin që të përgëzoj të gjithë ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë që u tërhoqën nga shërbimi, për punën e tyre të suksesshme dhe përfaqësimin me dinjitet të Kosovës në botë. Jo pa arsye, veçoj ambasadorët Beqë Cufaj, Avni Arifi dhe Arbër Vllahiu me të cilët kam bashkëpunuar ngusht dhe shpreh gjithë falënderimin tim për profesionalizmin e tyre në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës në vendet respektive”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …