Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Shqiptarët që jetojnë e veprojnë në Amerikë, janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe i përkushtimit ndaj kombit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar sot  kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” Ilmi Berisha. Haradinaj ka thënë me këtë rast se se shqiptarët në Amerikë janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe i përkushtimit ndaj kombit. Shqiptarët që jetojnë e veprojnë prej vitesh në Amerikë, janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe i përkushtimit ndaj kombit. Ata kaluan Atlantikun, por lidhjen me atdheun nuk e shkëputën asnjëherë dhe vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe sot në rrugën e integrimeve të Kosovës. Më tutje, Haradinaj ka vlerësuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO, është nevojë urgjente e cila garanton më shumë siguri dhe paqe në rajon. jëherësh ritheksova nevojën e vazhdimit të përkrahjes së tyre për Kosovën si për zhvillimin ekonomik të saj ashtu edhe në temat e rëndësishme që na presin në të ardhmen, veçanërisht në procesin e anëtarësimit në NATO, si një nevojë urgjente e cila garanton më shumë siguri dhe paqe në rajon”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …