Tema të tjera...
Prokuroria kërkon bashkimin e aktakuzave ndaj Çedomir Aksiqit, përfshihet edhe rasti i Reçakut
15/06/2026
Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kolonelin britanik Chris Warren, të cilin e ka cilësuar si mik të madh të Kosovës dhe një nga oficerët e parë të NATO-s që ka hyrë në vend pas luftës.
Sipas Haradinajt, gjatë takimit ai ka shprehur mirënjohjen për angazhimin historik të kolonelit Warren në mbështetje të Kosovës në periudhat më të vështira, duke vlerësuar rolin e tij dhe të forcave britanike në konsolidimin e sigurisë në vend.
Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë që figura të tilla të mbeten të angazhuara pranë Kosovës edhe në proceset e ardhshme politike dhe të sigurisë, veçanërisht në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO.
Haradinaj ka falënderuar kolonelin Warren dhe të gjithë ushtarët britanikë për kontributin e tyre të vazhdueshëm në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
