Ramush Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores: Falënderon Ankaranë për mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përcjellë urimet e tij për Turqinë me rastin e Ditës së Fitores, duke vlerësuar njëkohësisht mbështetjen e vazhdueshme të këtij shteti ndaj Kosovës. Haradinaj u ka shprehur urime për këtë ditë përfaqësuesve diplomatikë turq në Kosovë, pjesëtarëve të kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it, si dhe popullit dhe institucioneve të Turqisë. Në mesazhin e tij, Haradinaj ka theksuar rolin që Turqia ka pasur në mbështetjen e Kosovës gjatë proceseve të shtetndërtimit. Ai ka vlerësuar se raportet ndërmjet dy vendeve janë ndërtuar mbi një miqësi të qëndrueshme dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, duke e cilësuar përkrahjen turke si dëshmi të marrëdhënieve të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Haradinaj ka shprehur mirënjohje edhe për kontributin e Turqisë në Kosovë përmes pranisë së saj diplomatike dhe ushtarake, përfshirë angazhimin e pjesëtarëve turq në misionin e KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Ramadan Baraliu: Deklaratat e BE-së janë politike, ndryshimet ligjore i takon t’i vlerësojë drejtësia

Analisti Ramadan Baraliu thotë se deklaratat e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet në Ligjin për …