leoni

Raporti i Progresit: Përçarjet politike dhe ngërçi paszgjedhor penguan Kosovën në rrugën drejt BE-së

Përparimi i Kosovës në agjendën evropiane është penguar nga politikat e brendshme përçarëse dhe ngërçi politik pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2024, thuhet në draftin e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian. Dokumenti vlerëson se, megjithëse Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e integrimit dhe gëzon mbështetje të lartë publike për BE-në, mungesa e stabilitetit institucional ka ndikuar negativisht në procesin reformues. Raporti thekson se Kosova ka përafruar politikën e jashtme me atë të BE-së, veprim që përshëndetet si shenjë përkushtimi ndaj vlerave evropiane. Komisioni Evropian ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese të vendosura në verën e vitit 2023, ndërsa theksohet se hapat e tjerë do të varen nga shtensionimi i situatës në veri. Sipas Institutit GAP, masat e BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 613 milionë euro, duke ndikuar në projekte të mjedisit, energjisë dhe digjitalizimit. Në raport përmendet edhe dialogu Kosovë–Serbi, me kërkesë që të dyja palët t’i zbatojnë detyrimet nga marrëveshjet e arritura në vitin 2023. Ndërkohë, Shqipëria dhe Mali i Zi janë vlerësuar për përparim të dukshëm në procesin e anëtarësimit, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe reformave institucionale. Komisioni konstaton se zgjerimi i BE-së është në ritmin më të shpejtë në 15 vitet e fundit dhe mbetet instrument kyç për stabilitetin e kontinentit evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …